KËSHILLIM- PËRKRAHJE- NDËRHYRJE PËR REFUGJATË

FLUCHTpunkt është një zyrë pritjeje dhe një zyrë bashkëpunimi për të ndihmuar refugjatët në Tirol. Ne ndikohemi nga gjëndja e vështirë që njerëzit kanë dhe jo nga statusi ligjor i tyre.

Ne mundohemi të bëjmë te vlefshme të drejtat tuaja sociale si dhe ligjore. Kur të vini te ne si fillim do të sqarojmë rastin tuaj- nësë është e nevojshme edhe me përkthyes. Ofrojmë këshillim për situatën tuaj dhe në qoftë se është e nevojshme edhe ndihmë tjetër si për shëmbull lidhje me institucione të tjera publike.
Për çdo grua që dëshiron është e mundur të vihet në dispozicion një këshilltare femër.
Këshillim social dhe ligjor

FLUCHTpunkt ju këshillon dhe ju perkrah për problemet dhe pyetjet që vijojnë:

  • për përkujdesjen themelore
  • për procesin e azilit dhe ndihmë për të vepruar
  • për lejen e qëndrimit dhe për problemet e tjera që kanë të bëjnë me të drejtën e të huajve
  • për ndalimin dhe dëbimin
  • për vështirësi shëndetësore, financiare si dhe sociale ose problemet për të perballuar ditën (për shembull për të kerkuar një vend urgjent për të fjetur si dhe mundësi për të ngrënë pa pagesë ose për të kërkuar një punë)

Ndërhyrje të tjera

  • për një përfaqësues juridik
  • për një doktor, psikiatër ose psikolog edhe në qoftë se nuk keni sigurimin shoqëror për raste sëmundjesh.
  • nëpër institucione të tjera publike sociale që mund tju ndihmojnë

Shoqërim

  • për shembull te autoritetet